Rakiq voton me letërnjoftim të Kosovës: Nëse nuk fitojmë fillon përndjekja e serbëve - Bota Sot
Rakiq voton me letërnjoftim të Kosovës: Nëse nuk fitojmë fillon përndjekja e serbëve

Mitrovica

Rakiq voton me letërnjoftim të Kosovës: Nëse nuk fitojmë fillon përndjekja e serbëve

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 10:05
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i komunës së Mitrovicës Goran Rakiq, i shoqëruar me mbi 100 persona, ka votuar sot rreth orës 8:00 të mëngjesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës.

Ai votoi me letërnjoftim të Republikës së Kosovës në qendrën e votimit “Mihajlo Petroviq - Alas” në veri të Mitrovicës.

Rakiq ka paralajmëruar se nëse Lista Serbe nuk i fiton të gjitha 10 vendet në Kuvendin e Kosovës, mund të ndodhë përndjekja masive e serbëve të cilët jetojnë në jug të Ibrit.

Ai para gazetarëve deklaroi se këto zgjedhje janë vendimtare për popullin serb dhe qëndrimin e tyre në Kosovë.

Lideri i Listës Serbe u shpreh se nuk i beson personelit të OSBE-së, dukë bërë të ditur se ekziston mundësia që ata të bëjnë manipulime me vota, duke orientuar listat e pavlefshme nga partitë e ndryshme shqiptare.

Rakiq: Zgjedhjet, vendimtare për qëndrimin e popullit serb

“Këto zgjedhje janë vendimtare për qëndrimin e popullit serb në këto hapësira të Kosovës dhe Metohisë, andaj është e domosdoshme që sa më masovisht dhe në numër më të madh të dalim në këto zgjedhje, në mënyrë që t’i tregojmë të gjithëve të cilët kërcënojnë dhe nënçmojnë, se asgjë nuk na frikëson dhe asgjë nuk na gjunjëzon për të qëndruar në këto hapësira…Pres që Lista të fitojë të gjitha 10 mandatet në Kuvendin në Prishtinë… Zgjedhjet janë vendimtare sepse të gjitha partitë nga Prishtina fushatën e kanë nisur pikërisht këtu në jug të Mitrovicës. Keni mundur të shihni dhe dëgjoni cili është slogani i tyre, që është bashkimi i Mitrovicës, ndërsa ne të cilët jetojmë këtu shumë mirë e dimë çka do të thotë kjo. Në jug të Mitrovicës nuk jeton asnjë serb dhe ky bashkim në fakt është përndjekje e popullit serb nga këto hapësira…Nëse ndodhë që Lista Serbe mos t’i fitojë të gjitha 10 vendet, mund të ndodhë përndjekja masive e serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër… Besoj se OSBE-ja t’i ndalojë manipulimet, mbase me ta asgjë nuk është e shenjtë dhe atyre fare s’ju besoj, kështu që besoj se do të provojnë të bëjnë malverzime të caktuara, përkatësisht që listat e pavlefshme t’i orientojnë nga partitë e Prishtinës”, ka thënë Rakiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...