Bibliotekës së qytetit të Mitrovicës i shtohen tituj të rinj - Bota Sot
Bibliotekës së qytetit të Mitrovicës i shtohen tituj të rinj

Mitrovica

Bibliotekës së qytetit të Mitrovicës i shtohen tituj të rinj

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 15:59
Pamje nga takimi

Zyrtarë komunal nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot kanë pritur në një takim përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, drejtorin e Kulturës, Ramadan Shkodra dhe përgjegjësin për botime, Agim Gashi, me ç’rast ata kanë dhuruar mbi 100 tituj të librave në tre ekzemplarë, për bibliotekën e qytetit të Mitrovicës “Latif Berisha”.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Irfan Krasniqi dhe Rexhep Lushta.

Me këtë rast zyrtarët nga DKRS-ja kanë falënderuar përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, për gatishmërinë e tyre që të mbështesin bibliotekën e qytetit me tituj të rinj letrarë, duke thënë se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe lexuesit e qytetit janë shumë mirënjohës për librat e dhuruar.

Ndërsa përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë prezantuar ekzemplarët e librit, duke theksuar se librat i kanë dhuruar për qytetarët Mitrovicas me shumë dëshirë dhe kjo të ndikojë edhe në shtimin e numrit të lexuesve. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat