Përurohet rrjeti i ujësjellësit të ri në fshatin Zasellë të Mitrovicës

Mitrovica

Përurohet rrjeti i ujësjellësit të ri në fshatin Zasellë të Mitrovicës

Nga: A.SH Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:49
Agim Bahtiri

Në fshatin Zasellë të Mitrovicës, është përuruar rrjeti i ri i ujësjllësit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke thënë se rrjeti i ujësjellësit do t'ua bëjë më cilësore jetesën banorëve të këtij fshati.

"Qeverisja ime komunale prapë do të vazhdojë të investojë me të gjitha mundësitë buxhetore të cilat i kam në dispozicion, në mënyrë që rajoni i Shalës, por edhe në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës, të krijohen kushte sa më të mira për jetesë", shkruan Bahtiri në Facebook.

Postimi në Facebook:

•Përurohet rrjeti i ujësjellësit të ri në fshatin Zasellë të Mitrovicës•

Në Zasellë bëmë përurimin e rrjetit të ujësjellësit, i cili do t'ua bëjë më cilësore jetesën banorëve të këtij fshati.

Rrugët e Zasellës i kemi asfaltuar, shkolla i plotëson nevojat për arsim e edukim, rrjeti i ujërave të zeza është përfunduar më parë, ndërsa nga sot arritëm ta zgjidhim edhe problemin e ujit të pijes.

Qeverisja ime komunale prapë do të vazhdojë të investojë me të gjitha mundësitë buxhetore të cilat i kam në dispozicion, në mënyrë që rajoni i Shalës, por edhe në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës, të krijohen kushte sa më të mira për jetesë.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat