Në Shipol të Mitrovicës do të ndërtohet çerdhe publike në vlerë prej 300 mijë euro - Bota Sot
Në Shipol të Mitrovicës do të ndërtohet çerdhe publike në vlerë prej 300 mijë euro

Mitrovica

Në Shipol të Mitrovicës do të ndërtohet çerdhe publike në vlerë prej 300 mijë euro

Më: 24 prill 2020 Në ora: 17:59
Shipoli i Mitrovicës do të bëhet me çerdhe publike.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot është takuar me ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, me të cilën kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit në vlerë prej 300 mijë euro, për ndërtimin e çerdhes publike në Shipol të Mitrovicës.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka falënderuar ministren e MAPL-së për mbështetjen e dhënë në bashkëfinancimin e këtij projekti, pasi që do të ndërtohet një çerdhe moderne me të gjitha kushtet e nevojshme, duke arritur t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat arsimore të banorëve të Shipolit.

Për realizimin e këtij projekti, Komuna e Mitrovicës ka participuar me 200 mijë euro, ndërsa MAPL-ja me 100 mijë, dhe ndërtimi i saj do të përfundojë brenda këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat