Mujka: Në Mitrovicë dy raste të reja, 19 raste aktive me COVID-19 - Bota Sot
Mujka: Në Mitrovicë dy raste të reja, 19 raste aktive me COVID-19

Mitrovica

Mujka: Në Mitrovicë dy raste të reja, 19 raste aktive me COVID-19

Më: 14 maj 2020 Në ora: 00:20
Faruk Mujka

Në Komunën e Mitrovicës sonte janë regjistruar edhe sy raste të reja me coronavirus.

Nënkryetari i Mitrovicës Faruk Mujka thotë se të infektuarit janë familjarë të rastit të djeshëm e që burimin e kanë pasur në spitalin privat të Prishtinës.

“Aktualisht në Mitrovicë i kemi 19 raste aktive. Dy nga këto raste janë të shtrirë në Klinikën Infektive ndërsa 17 të tjerë janë në vet izolim shtëpiak”.

Ai tregon se rasti i parë i paraqitur në Mitrovicë me 30 prill është ende në Klinikën Infektive por që është në gjendje të mirë shëndetësore.

“17 rastet tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë shumë pak simptoma por megjithatë janë pozitivë me COVID-19”.

Nënkryetari i Mitrovicës thotë se nuk ka rrezik nga rastet e fundit pasi infermierja e infektuar nuk jeton në Mitrovicë

“E mira është që e infektuara nuk jeton në Mitrovicë dhe rastet e saj të kontaktit janë shumë të pakta”, deklaroi ndër të tjera Faruk Mujka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat