E rëndë: Ndërron jetë i riu nga Mitrovica, e zuri vinçi teksa ishte në vendin e tij të punës

Mitrovica

E rëndë: Ndërron jetë i riu nga Mitrovica, e zuri vinçi teksa ishte në vendin e tij të punës

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 22:25
Perparim Peci

Në mënyrë aksidentale, ka ndërruar jetë këtë të martë, i riu nga Mitrovica, Perparim Peci.

Ai ishte duke punuar në kompaninë “Tehno Burimi”, ku mori lëndime vdekjeprurëse, teksa ishte duke punuar gjatë të martës.

“Tehno Burimi”, në Mitrovicë, ku ishte duke punuar i riu, është kompani që merren me punime të vrazhda me beton.

Një familjar i viktimës, i ka thënë në kushte anonimiteti Blicit se Perparim Peci, kishte marrë plagë të rënda vdekjeprurëse, pasi që e kishte zënë vinçi, teksa ishte duke kryer punën e tij.

Media ka provuar të kontaktojë me pronarët e kompanisë, por që kontakti me ta ka qenë i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat