Agim Bahtiri: Masat e reja anti-COVID do të zbatohen pikë për pikë - Bota Sot
Agim Bahtiri: Masat e reja anti-COVID do të zbatohen pikë për pikë

Mitrovica

Agim Bahtiri: Masat e reja anti-COVID do të zbatohen pikë për pikë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 23:45
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se masat e reja kundër pandemisë COVID-19 do të fillojnë së zbatuari që nga nesër (11 gusht, 2020).

Në një lidhje direkte në Edicionin Special, ai i ka lutur të gjithë pronarët e kafeneve që t’u përmbahen rekomandimeve që do t’u jepen; përndryshe ato nuk do të mund të funksionojnë.

“Duke parë situatën e krijuar me rritjen e numrit ta rasteve me COVID-19, ne sot kemi marrë një masë emergjente për të bërë atë që është e duhur për të shpëtuar jetë të njerëzve. U kërkoj falje qytetarëve dhe bizneseve, por duhet ta dinë se këto masa janë për të mirë të qytetarëve”.

“Ne do të veprojmë nga nesër, vendimet janë marrë sot, janë publike dhe do të zbatohen pikë për pikë”.

“Secila kafene do t’i ketë nesër pikat ku do të vendosen tavolinat dhe ulëset, pastaj do të përcillen me vëmendje të plotë nga inspektorët dhe ai që e ndryshon vendin e tavolinës apo numrin që është përcaktuar, do t’i mbyllet lokali për një javë, nëse ai hapet dhe vazhdon sërish me mosrespektimin e masave, do të mbyllet për tre javë”.

“Ne do t’i monitorojmë maksimalisht, së pari do t’i caktojmë vendet dhe me kujdes të posavëm do të shikojmë që mos ta dëmtojmë asnjërin prej tyre.

“I lus pronarët e kafeneve që rekomandimet që do t’i marrin prej nesër t’u përmbahen maksimalisht; përndryshe nuk do të mund të funksionojnë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat