Në Mitrovicë një i infektuar me Coronavirus del në qytet, iniciohet procedurë ndaj tij

Mitrovica

Në Mitrovicë një i infektuar me Coronavirus del në qytet, iniciohet procedurë ndaj tij

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Në Mitrovicë mbrëmë një pëson i infektuar me COVID-19 është ndaluar, pasi nuk kishte respektuar masën e vetizolimit dhe kishte dalë në qytet.

“I dyshuari është verifikuar në listën e personave të cilët kanë dalë pozitivë në testin e COVID-19. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt. I dyshuari është detyruar të shkoi në shtëpinë e tij”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës në raport ka njoftuar për inicimin e disa lëndëve në qytete të ndryshme për mosrespektim të masave të Qeverisë së Kosovës të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Ka pasur inicime të lëndëve për hapje të pishinave, organizime të ahengjeve familjare e po ashtu hapje të lokaleve jashtë orarit të paraparë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat