Punëtorët shëndetësor bojkotojnë punën, ia zënë derën Komunës së Mitrovicës

Mitrovica

Punëtorët shëndetësor bojkotojnë punën, ia zënë derën Komunës së Mitrovicës

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 10:49
Punëtorët shëndetësor të cilët kanë shkuar para Komunës së Mitrovicës për të protestuar

Sot në mëngjes, dy reparate në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Në foton e siguruar, shihen punëtorët shëndetësor të cilët kanë shkuar para Komunës së Mitrovicës për të protestuar.

Para pak kohe i gjithë stafi mjekësor në Mitrovicë, kishin protestuar për shkak të anashkalimit që ju ishte bërë atyre për pagesat shtesë. Ndërsa drejtoresha e shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Ereseka Barani, në atë protestë ju kishte thënë atyre, se adresa e protestimit është e gabuar, duke aluduar që ankesat të adresohen në nivelin qëndror.

Ndërsa sot në mëngjes, për shkak të mospagesës së pakos emergjente të premtuar para pak javësh, stafi i repartit të Stomatologjisë dhe ai Laboratorit, fillimisht kanë bojkotuar punën brenda objektit të QKMF-së, pastaj kanë vazhduar drejtë objektit të komunës.

Ndryshe punëtorët shëndetësor janë përballur më së shumti me rrezikun e virusit, pasi kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë kohës në pandemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat