Në kuadër të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria për Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturë, gjatë ditës së djeshme ka filluar me asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
E për ti parë për së afërmi punimet ka dalë edhe drejtori i kësaj drejtorie, Naser Muja
I cili ka potencuar se mbi 50% e rrugëve në këtë fshat do të asfaltohen deri në fund të këtij viti, ndërkaq pjesa e mbetur do të përfundoj në vitin e ardhshëm.
Rregullimi i këtyre rrugëve do të kushtojë mbi 170 mijë euro, me gjatësi afro 5 kilometra dhe do të përfundojë tërësisht brenda vitit 2021.