Në kuadër të zhvillimit të fushatës “16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Mekanizmi Koordinues kundër dhunës në familje gjatë ditës së sotme ka realizuar aktivitetin e radhës me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve.
Me këtë rast, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani dhe koordinatorja e Mekanizmit kundër dhunës në familje, Besa Veseli, kanë vizituar institucionet shëndetësore.
Ku në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në disa AMF kanë bërë shpërndarjen e posterave, ku janë të paraqitura përgjegjësitë e profesionistëve shëndetësor për raportimin e dhunës në familje.
Aktiviteti i sotëm është financuar nga Organizata “UN Women”, dhe posterat e përgaditur kanë qenë në katër gjuhë; gjuhën shqipe, turke, rome dhe serbe.