​Masat antiCOVID-19, policia në Mitrovicë shqipton 93 gjoba

Mitrovica

​Masat antiCOVID-19, policia në Mitrovicë shqipton 93 gjoba

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Jug, gjatë ditës së sotme kanë vijuar me zbatimin e masave kundërCOVID-19.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicën e Jugut Avni Zahiti ka konfirmuar për KosovaPress se sot në intervalin kohor 07:00--19:00, policia ka shqiptuar 93 gjoba.

“Të gjitha këto janë në përputhje me vendimet e institucioneve shtetërore për parandalim të përhapjes së pandemisë”, është shprehur ai.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë konfirmuar 329 raste pozitive, pesë vdekje dhe 55 të shëruar. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 149, Pejë 20, Drenas 19, Podujevë 17, Gjakovë 16, Lipjan 16, Mitrovicë 15 raste, etj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat