Drejtoria Rajonale e Policisë ndan mirënjohje për Institucionet Shëndetësore në Mitrovicë

Mitrovica

Drejtoria Rajonale e Policisë ndan mirënjohje për Institucionet Shëndetësore në Mitrovicë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoresha Rajonale e Policisë në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, së bashku me komandantin e Policisë së Stacionit Jugor, Ahmet Xhosha, sot kanë mirëpritur në takim drejtoreshën e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, si dhe drejtoreshën e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik, Teuta Fejza.

Qëllimi i këtij takimi ishte falënderimi për kontributin e institucioneve shëndetësore gjatë periudhës së përballjes me pandeminë CoVid-19, për bashkëpunimin efikas dhe punën intensive të këtyre akterëve.

Fillimisht drejtoresha e Policisë, Afërdita Mikullovci, potencoi se arsyeja e takimit të sotëm është si rezultat i një bashkëpunimi të mirëfilltë që kanë pasur me Policinë e Kosovës, respektivisht me Rajonin e Mitrovicës. Ku me këtë rast ajo ka bërë ndarjen e mirënjohjeve për drejtoreshën e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtoreshën e Institutit të Shëndetit Publik, Teuta Feja, si dhe për zyrtaren policore nga departamenti për shërbime shëndetësore, Arjeta Robelli Mehmeti, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm dhe profesional.

Në fjalën e saj drejtoresha Erseka Hasanaj Barani, tha se ndihet tejet e nderuar për pranimin e kësaj mirënjohje nga Policia e Kosovës, duke falënderuar drejtoreshën Mikullovci, komandantin Xhosha, drejtoreshën Fejza, stafin mjekësor, dhe të gjithë akterët tjerë që kanë kontribuar që nga fillimi i shfaqjes së kësaj pandemie.

“Falë dëshirës dhe vullnetit për punë, komunikimit të mirë dhe të duhur, kemi arritur të menaxhojmë me sukses deri më tani përballjen me këtë virus, i cili ka përfshirë jo vetëm vendin tonë, por gjithë botën”, shtoi drejtoresha Barani.

Në fund të këtij takimi edhe komandanti Xhosha është shprehur falënderues ndaj të gjithë të pranishmëve, si dhe të gjithë qytetarëve të Mitrovicës për maturinë dhe kujdesin e treguar në ruajtjen e shëndetit publik.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat