Kuvendi miraton kërkesën nga Sindikata e të Punësuarve të Komunës së Mitrovicës për ndarje të shujtave për punonjësit e Komunës

Mitrovica

Kuvendi miraton kërkesën nga Sindikata e të Punësuarve të Komunës së Mitrovicës për ndarje të shujtave për punonjësit e Komunës

Më: 28 janar 2021 Në ora: 14:29
Kuvendi

Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi dhe në prani të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri dhe bashkëpunëtorëve të tij, është mbajtur mbledhja e 41-të e rregullt e Kuvendit të Komunës, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, që më parë kishin qenë temë diskutimi në mbledhjen e KPF.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës, anëtarët miratuan Propozim-vendimin për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit të Komunës për vitin 2021; Propozim-vendimin për subvencionimin e Klubit të Basketbollit “Trepça”; Propozim-vendimin për subvencionimin e Klubit të Volejbollit “Trepça”; Propozim-vendimi për subvencionimin e Klubit të zhytjes “Trepça”; Kërkesën për mbështetje financiare nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Mitrovicë.

Në këtë seancë u miratuan edhe pikat; Kërkesa nga Sindikata e të Punësuarve të Komunës së Mitrovicës për ndarje të shujtës për punonjësit e Komunës, Dorëheqja e z. Remzi Rrahmanit nga pozita e anëtarit të Komisionit për shqyrtimin e ankesave në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve në Bordet e Drejtorëve të NPL-ve; Dorëheqja e z. Naser Muja nga pozita e anëtarit të Komisionit për shqyrtimin e ankesave në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve në Bordet e Drejtorëve të NPL-ve.

Në përfundim të seancës janë diskutuar dhe janë miratuar edhe pikat e fundit të rendit të ditës si; Plani i punës së NJAB për vitin 2021, Plani strategjik i NJAB për vitin 2021; Plani i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2021; Raporti i punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2020; Raporti i punës së NJAB për vitin 2020.

Ndërsa propozimi që Valmir Aliqkaj të shpallet “Qytetar nderi” si dhe Lindrit Misini “Nderi i qytetit”, të Mitrovicës është shtyrë për seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat