Mitrovicasit mbesin pa ujë, nga ujësjellësi tregojnë se kur do të zgjidhet problemi

Mitrovica

Mitrovicasit mbesin pa ujë, nga ujësjellësi tregojnë se kur do të zgjidhet problemi

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Të martën në orët e mbrëmjes ka shpërthyer gypi kryesor i Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, i cili pritet të rregullohet sot në orët e pasdites.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës, Niman Baliu.

Sipas tij, për shkak të shpërthimit të gypit kryesor e cila ndodhet tek xhamia “Haxhi Veseli”, veriu i Mitrovicës, disa lagje në Mitrovicë dhe disa fshatra përreth saj kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.

“Sot është duke u punuar në sanimin e rrjedhjes në gypin kryesor tek xhamia ‘Haxhi Veseli’, i cili ka shpërthyer mbrëmë dhe për shkak të cilit disa pjesë të qytetit të Mitrovicës dhe rrethinës kanë mbetur pa ujë të pijes siç janë: qendra e qytetit të Mitrovices, veriu i Mitrovicës, Reka, Tuneli i parë dhe Stan Tergu. Sot gjatë ditës po planifikojmë që përfundon, ka thënë Baliu.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat