Një vdekje dhe 45 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me serbë

Mitrovica

Një vdekje dhe 45 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me serbë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë sipas të dhënave të fundit, një person vdiq si rezultat i COVID-19, ndërsa u regjistruan 45 raste të reja të infeksionit

Viktima është nga Leposaviqi.

Aktualisht janë 846 raste aktive me virusin korona, raporton Radio Kontakt Plus.

Që nga fillimi i pandemisë një total prej 17,968 njerëz janë testuar, nga të cilët 5,500 janë konfirmuar të kenë koronavirus.

Në zonat e banuara me shumicë serbe 130 njerëz kanë vdekur si rezultat i virusit korona deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat