Mitrovica nis pagesat për COVID-19 dhe fëmijët e lindur gjatë 2020-s

Mitrovica

Mitrovica nis pagesat për COVID-19 dhe fëmijët e lindur gjatë 2020-s

Më: 28 maj 2021 Në ora: 16:18
Komuna e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës nga sot fillon ekzekutimin e pagesave për të infektuarit me virusin Covid-19 dhe fëmijët e lindur në vitin 2020

Kjo komunë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se “Drejtoria për Financa dhe Zhvillim Ekonomik nga sot do të fillojë me ekzekutimin e pagesave për fëmijët e lindur në vitin 2020 si dhe të infektuarit me virusin Covid-19.

Pagesat fillojnë sot dhe do të vazhdojnë edhe në javët në vijim deri në përfundim të pagesave sipas vendimeve të kuvendit komunal të aprovuara gjate vitit 2020”.

Kështu thuhet në njoftimin e Komunës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat