Rezultati i heqjes së semaforëve: Edhe 1 aksident tek "udhëkryqi i ligë"

Mitrovica

Rezultati i heqjes së semaforëve: Edhe 1 aksident tek "udhëkryqi i ligë"

Më: 30 maj 2021 Në ora: 22:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur para pak minutash afër udhëkryqit të Studimes, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, një vend me aksidente te shpeshta në mes të veturave që frekuentojnë në këtë pjesë të magjistrales Prishtinë-Mitrovicë.

Nga pamjet e para shihen vetura të aksidentuara, ndërkohë që në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore që po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Sipas lexuesve që kanë dërguar pamje më parë në vendngjarje kanë qenë edhe autoambulancat por që zyrtarisht ende nuk raportohet për ndonjë të lënduar nga ky aksident rrugor në këtë vend që po konsiderohet si pikë e shumë aksidenteve.

Ditë më parë ishte organizuar edhe një protestë nga banorë të kësaj ane ku kërkohej vendosja e semaforëve në këtë udhëkryq, përshkak të rrezikut ndaj këmbësorëve dhe sidomos fëmijëve që kalojnë nga njëra pjesë e rrugës në tjetrën, duke kryqëzuar një rrugë tejet të frekuentuar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat