11-vjeçari bie në liqenin akumulues në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

Mitrovica

11-vjeçari bie në liqenin akumulues në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 20:06
Ilustrim

Një fëmijë i moshës 11-vjeçare ja rënë në liqenin akumulues në Mitrovicë të martën. I njëjti është nxjerrë nga uji në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informacion se në liqenin akumulues në Mitrovicë, një fëmijë i moshës 11 vjeçar, është nxjerrë nga uji në gjendje të përkeqësuar shëndetësore”.

“Fëmija me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK”, tha Zahiti.

Ai shtoi se njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar shkaqet që kanë të bëjnë me rastin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat