Bahtiri ia dorëzon Hamzës detyrën e kryetarit: Mitrovica është qyteti më specifik në Kosovë

Mitrovica

Bahtiri ia dorëzon Hamzës detyrën e kryetarit: Mitrovica është qyteti më specifik në Kosovë

Nga: M.L. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 15:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri njoftoi se sot ka bërë dorëzim e detyrës për kryetarin e ri të kësaj komune, Bedri Hamza.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka uruar Hamzën për postin e ri.

“Të nderuar qytetarë të Mitrovicës, Sot, bëra dorëzim-pranimin e detyrës së kryetarit të komunës te kryetari i ri, z. Bedri Hamza. Kisha nderin dhe kënaqësinë, të ju shërbejë me përkushtrim për 8 vite, gjatë të cilave kemi bërë shumë punë të mira për qytetin tonë. Thelbi i demokracisë qendron te vota qytetarëve dhe rotacioni politik. Z. Hamza i uroj punë të mbarë dhe suksese në mandatin e tij qeverisës”, shkruan Bahtiri.

Ai ia rikujtoi Hamzës se Mitrovica është qyteti më specifik në Kosovë, andaj edhe kryetari ka përgjegjësi të mëdha në krahasim me kryetarët e qyteteve tjera.

Mitrovica është qyteti më specifik në Kosovë, veçanërisht për shkak të aspektit politik. Prandaj kryetari i Mitrovicës ka pas dhe ka përgjegjësi shumë më të mëdha, se sa kryetarët e komunave tjera.

Për shkak të natyrës specifike të qytetit, kryetari i ri do ta ketë mbështetjen time për aq sa mundem në secilën punë të mirë për Mitrovicën, sikurse që i ftoj edhe anëtarët e Kuvendit Komunal pa dallim partie dhe qytetarët që ta mbështesin kryetarin Hamza në secilën punë që shkon të mirë të komunës tonë”, u shpreh Bahtiri ndërsa shtoi se pas një pushimi tek familja e tij larg së cilës jeton tash e 8 vite, ai do të të vazhdojë të kontribuoj me përkushtim për Mitrovicën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat