Klubi i zhytjes “Trepça” Mitrovicë, i gatshëm për të intervenuar në rast të vërshimeve

Mitrovica

Klubi i zhytjes “Trepça” Mitrovicë, i gatshëm për të intervenuar në rast të vërshimeve

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 19:00
Klubi i zhytjes “Trepça” Mitrovicë

Nga Klubi i zhytjes “Trepça” në Mitrovicë janë shprehur të gatshëm të intervenojnë në rast se vendi preket nga vërshimet.

Nga KZHTM-ja deklaruan se janë gjithmonë në shërbim të çdo qytetari.

“Qytetarë të dashur, jemi dëshmitarë të reshjeve të mëdha që priten këtë javën e fundit, reshje këto që mund të pasojnë me ndonjë vërshim eventual apo bllokim të banorve, sidomos të atyre në vendet rurale,” shkruante në një postim në Facebook të klubit.

Tutje u zotuan se janë të gatshëm 24 orë për të intervenuar dhe kërkuan nga çdo qyetar që ka nevojë të mos hezitojë dhe t’i kontaktojë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat