Bibliotekës së qytetit “Latif Berisha” ju dhuruan dhjetëra tituj nga sfera e medias

Mitrovica

Bibliotekës së qytetit “Latif Berisha” ju dhuruan dhjetëra tituj nga sfera e medias

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:52
Alban Zeneli

Me iniciativë të gazetarit Muharrem Vojvoda, bibliotekës së qytetit “Latif Berisha”, në Mitrovicë ju dhuruan dhjetëra tituj nga sfera e medias.

Dhurimi i librave është bërë nga Alban Zeneli, profesor në Fakultetin e Filologjisë - Dega Gazetari, i cili ka shtuar se kjo iniciativë është vetëm fillimi sepse kohë pas kohe do të dhurohen libra të tillë meidatik duke pasuruar kështu Bibliotekën e Qytetit si dhe duke ju mundësuar studentëve që studiojnë gazetarinë të kenë material të nevojshëm për lexim.

Ndërsa gazetari mitrovicas Vojvoda theksoi se me pasurimin e bibliotekës me këta tituj, uron që vështirësitë që i ka hasur ai si student, mos t’i hasin studentët e ardhshëm të gazetarisë nga Mitrovica.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat