​“Isa Boletini” për të pestin vit radhazi pa vërejte nga auditimi

Mitrovica

​“Isa Boletini” për të pestin vit radhazi pa vërejte nga auditimi

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Për të pestin vit me radhë nuk është gjetur asnjë vërejtje nga Zyra Kombëtare e Auditimit sa i përket menaxhimit financiar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UMIB).

Kjo konkluzë ka dalë nga raporti i publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore (2021) për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), gjegjësisht për nën-programet që funksionojnë në kuadër të kësaj ministrie, pjesë e të cilës është edhe UMIB.

Rektori i UMIB-it, Alush Musaj, tha se tashmë është krijuar një traditë e menaxhimit të mirë në këtë institucion. 

“Me këtë rast dua ta përgëzoj Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe të gjithë punëtorët e administratës për punën e tyre profesionale”, ka thënë Musaj. 

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Besim Kurti, tha se procesi i auditimit në UIBM është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA). 

“Sipas këtyre standardeve është prezantuar dhe kontrolluar dokumentacioni i kërkuar duke dhënë mundësinë e konsultimeve të përgjegjësve që mbulojnë fushat që ishin objekt i kontrollit. Dosjet e kërkuara ishin të mjaftueshme që auditori i përgjithshëm të jep opinion profesional lidhur me menaxhimin financiar”, tha ai. 

Kurti sqaroi se objekt i kontrollit ishin planifikimi, menaxhimi, shpenzimet, burimi i të hyrave dhe kontrolli financiar i aktiviteteve të realizuar në të gjitha kategoritë ekonomike

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat