Pezullohet aktiviteti i dy objekteve gastronomike në veri, kishin shkelje sanitare

Mitrovicë

Pezullohet aktiviteti i dy objekteve gastronomike në veri, kishin shkelje sanitare

Më: 28 prill 2025 Në ora: 18:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aktiviteti i dy objekteve gastronomike në Mitrovicën Veriore është pezulluar, kjo për shkak të shkeljeve sanitare.

Ndërsa objektet tjera gastronomike duhet të dorëzojnë dëshmi të përmbushjes së kushteve.

Këto veprime po i bën Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Mitrovicës Veriore me mbështetjen e inspektoratit sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët gjatë fundjavës kanë kryer kontrollin e disa objekteve gastronomike.

“Aktiviteti i dy objekteve u pezullua përkohësisht për shkelje sanitare, ndërsa të tjerët duhet të dorëzojnë dëshmi të përmbushjes së kushteve”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Inspektorati vazhdon paralelisht lirimin e hapësirave publike.

“Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Ftojmë shfrytëzuesit e hapësirave publike të pajisen me lejet e nevojshme pranë Drejtorisë së Urbanizmit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat