Kurti bashkë me Bahtirin dhe Pecin vizitojnë për ngushëllime familjen e zyrtarit policor, Shemë Mustafa

Mitrovicë

Kurti bashkë me Bahtirin dhe Pecin vizitojnë për ngushëllime familjen e zyrtarit policor, Shemë Mustafa

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 13:37
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputetin e Kuvendit, Agim Bahtiri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputetin e Kuvendit, Agim Bahtiri, vizitoi dje për ngushëllime familjen Mustafa, në Shipol të Mitrovicës, me rastin e vdekjes së zyrtarit policor, Shemë Mustafa.

Kurti i shprehu familjes dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre, duke vlerësuar lart punën, profesionalizmin dhe kontributin e të ndjerit në ruajtjen e rendit, sigurisë, integritetit territorial, si dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Shemë Mustafa ishte pjesëtar i Policisë Kufitare, që dy vite më parë, gjatë kryerjes së detyrës, ishte rrëmbyer nga njësitet speciale të Serbisë, thellë në territorin e Republikës së Kosovës.

Shërbimi i tij me guxim dhe përkushtim do të mbetet shembull për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe gjeneratat e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat