Minuta e heshtjes për viktimat e 17 marsit 2004 në KK të Mitrovicës së Veriut pa asamblistë shqiptarë

Mitrovica

Minuta e heshtjes për viktimat e 17 marsit 2004 në KK të Mitrovicës së Veriut pa asamblistë shqiptarë

Më: 17 mars 2026 Në ora: 18:32
Aida Ferati-Doli, asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje, braktisi seancën e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut

Në përvjetorin e 22-të të trazirave të 17 marsit 2004, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut mbajti një seancë përkujtimore.

Aida Ferati-Doli, asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje, braktisi seancën e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut pasi kryetari i Kuvendit, Ivan Zaporozhac, i ftoi këshilltarët që të nderonin me një minutë heshtje të gjitha viktimat e trazirave të 17 marsit 2004.

Ndërsa, këshilltari tjetër shqiptar në këtë Kuvend, Emir Azemi i PDK-së, nuk ishte i pranishëm në sallë.

22 vjet më parë, më 17 mars 2004, pati ndodhur ngjarja e rëndë në Lumin Ibër në fshatin Qabër të Zubin Potokut, ku tre fëmijë shqiptarë humbën jetën. Njëri prej fëmijëve që shpëtoi ka treguar se ata ishin ndjekur nga qen të fqinjve serbë nga ana tjetër e lumit. Ky incident pati shkaktuar revoltë të qytetarëve shqiptarë dhe më 17 mars nisi një valë protestash në të gjithë Kosovën, që eskaluan në dhunë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat