Vetëvendosja gati për koalicion me AKR-në

Mitrovica

Vetëvendosja gati për koalicion me AKR-në

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 17:34
Faruk Mujka

Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme që të bëjë koalicion me Aleancën Kosova e Re në Mitrovicë, por fillimisht duhet që të zhvillohen takime të përbashkëta për të ndërtuar planin bashkëqeverisjes për vitin e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Faruk Mujka, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

“Në parim jemi gati”, ka pohuar Mujka, duket vazhduar se për t’u arritur “koalicioni me AKR-në, fillimisht duhet një takime mes palëve ku Vetëvendosja do të shfaqë kërkesat e saj për bashkëqeverisje”.

Këto zhvillime politike në Mitrovicë vijën pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës prishi koalicionin qeverisës me AKR-në në këtë komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat