Bahtiri, Feratit: Je anëtarësuar në VV vetëm dy ditë para se të kandidohesh për kryetar

Mitrovica

Bahtiri, Feratit: Je anëtarësuar në VV vetëm dy ditë para se të kandidohesh për kryetar

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 22:24
Bahtiri/Ferati

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka thënë kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati, se ai është njeri që i ka takuar një partie tjetër, saktësisht PDK-së, dhe se as librezë të anëtarësisë në Vetëvendosje nuk ka.

“Ti je anëtarësuar në Vetëvendosje vetëm dy ditë para se të zgjedhesh kandidat për kryetar”, i ka thënë Bahtiri Feratit.

Bahtiri ka pasur një polemikë me Feratin edhe sa u përket keqpërdorimeve në komunë.

Ferati i ka thënë se ka pasur të tilla, ndërsa Bahtiri i është kundërpërgjigjur se nëse vetëm një keqpërdorim dokumentohet ai heq dorë nga gara për kryetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat