Valdete Idrizi: Ndryshimet në Mitrovicë mund t’i bëjë vetëm PDK

Mitrovica

Valdete Idrizi: Ndryshimet në Mitrovicë mund t’i bëjë vetëm PDK

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 19:00
Valdete Idrizi

Kandidatja për kryetar të Mitrovicës nga PDK-ja, Valdete Idrizi, është zotuar se gjatë mandatit të saj të ardhëm katërvjeçar do të sjellë të gjitha fondet në Mitrovicë, në mënyrë që ky qytet të bëhet modern ashtu siç e meritojnë mitrovicasit.

Ajo gjatë tubimit zgjedhor në Mitrovicë, tha se i është futur garës, pasi nuk ka mundur të mbetet indiferente ndaj qeverisjes së keqe gjatë katër viteve të kaluara.

“Ka ardhur koha për ndryshim dhe këtë mund ta bëjë vetëm PDK në krye me liderin e saj Kadri Veselin", tha Idrizi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat