Procesi zgjedhor po zhvillohet me rregull në Mitrovicë

Mitrovica

Procesi zgjedhor po zhvillohet me rregull në Mitrovicë

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 07:11
Mitrovicë

(E plotësuar) - Të gjitha qendrat e votimin në Mitrovicën janë hapur në orën 07:00, ndërsa procesi zgjedhor është duke u zhvilluar në rregull.

Është raportuar për mungesë të listave të votuesve në shkollën “Bislim Hajdari” në Kaçandoll, problem i cili është sanuar, kanë njoftuar nga KQZ-ja.

Ndërkohë në qendrën më të madhe të votimin ne Mitrovice, procesi zgjedhor është duke u zhvilluar pa probleme përderisa pritet që fluksi i votuesve të rritet gjatë orëve në vijim.

***

Në veri të Mitrovicës ashtu siç është paraparë të gjitha shtatë qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Janë 21.797 votues që do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 27 vendvotime.

Në katër komunat veriore janë gjithsejtë 44 qendra të votimit me 86 vendvotime. Ndërsa, të drejt vote kanë 57.013 persona.

Përndryshe, në gjithë Kosovën janë 899 qendra votimi ku 1 milion e 890 mijë e 952 persona me të drejt vote kanë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal.

***

Hapja e vendvotimeve në këto momente po ndodhë edhe në veri të Mitrovicës, ku të drejt vote kanë 21.797 persona.

Ata do të votojnë në shtatë qendra të votimit, përkatësisht në 27 vendvotime.

Në katër komunat veriore janë gjithsejtë 44 qendra të votimit me 86 vendvotime. Ndërsa, të drejt vote kanë 57.013 persona.

Përndryshe, në gjithë Kosovën janë 899 qendra votimi ku 1 milion e 890 mijë e 952 persona me të drejt vote kanë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat