Bahtiri nënshkruan edhe një koalicion në Mitrovicë

Mitrovica

Bahtiri nënshkruan edhe një koalicion në Mitrovicë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 16:27
Pamje nga takimi

Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa sot kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni në Mitrovicë, ku do t’i jepet mbështetje kandidatit për kryetar komune, Agim Bahtiri.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryetari i degës së AKR-së në Mitrovicë dhe njëherësh kandidat për kryetar në balotazhin e 19 nëntorit, Agim Bahtiri dhe kryetari i Alternativës dhe kandidati për kryetar në zgjedhjet e 22 tetorit, Mehmet Mehmeti, i cili tha se ky është koalicion fitues.

“Programi ynë është 90% i përbashkët me të AKR-së dhe për hir të atyre që mendojnë për të mirën e Mitrovicës, ne vendosëm të lidhin koalicion dhe të punojmë së bashku për zhvillimin e Mitrovicës, pasi rruga tashmë veç është e trasuar”, tha Mehmet Mehmeti i Alternativës.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i AKR-së për kryetar n? balotazhin e 19 nëntorit, Agim Bahtiri, i falenderoi drejtuesit e Alternativës për besimin, vlerësimin dhe përkrahjen për kandidaturën e tij.

“Së bashku do të qeverisim edhe në katër vitet e ardhshme, sepse nuk duam të rikthehen në komunë ata që e shkatërruan qytetin me korrupsion, krim e kontrabandë.

Të gjitha partitë dhe personat që ia do të mirën Mitrovicës, për çdo ditë po i bashkohen projektit tim për qeverisjen e Mitrovicës, e cila duhet të qeveriset nga mitrovicasit dhe me duar të pastra”, tha Agim Bahtiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat