Tanin dënon ashpër vrasjen e Ivanoviqit - Bota Sot
Tanin dënon ashpër vrasjen e Ivanoviqit

Mitrovica

E enjte, 15 nëntor 2018

Tanin dënon ashpër vrasjen e Ivanoviqit

Më: 16 janar 2018 Në ora: 11:41
Zahir Tanin

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, është tronditur nga vrasja e Oliver Ivanoviq – udhëheqës i iniciativës qytetare Liri, Demokraci, Drejtësi – afër zyrës së tij në Mitrovicë të Veriut sot në mëngjes, dhe dënon ashpër këtë akt.

Ai beson që organet hetuese do të punojnë shpejt  dhe në mënyrë efektive, duke siguruar që të gjitha agjencitë ndërkombëtare në terren janë të gatshme për të mbështetur autoritetet në çfarëdo mënyre që mund të ndihmojnë në kapjen e shpejtë të atyre që janë përgjegjës për këtë krim.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe ato të gjithë familjes së OKB-së, familjes dhe miqve të Ivanoviq,” tha Tanin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test