Digjet në Mitrovicë një veturë me targa të Serbisë - Bota Sot
Digjet në Mitrovicë një veturë me targa të Serbisë

Mitrovica

E martë, 23 tetor 2018

Digjet në Mitrovicë një veturë me targa të Serbisë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 07:59
Digjet në Mitrovicë një veturë me targa të Beogradit

As nata e kaluar nuk ka qenë e qetë për banorët e veriut të Mitrovicës.

Një veturë e markës Shkoda, me ngjyrë të bardhë  dhe me targa të Beogradit është djegur mbrëmë gjatë natës në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime për KP.    

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Kenedi”, ndërsa pronar i automjetit i njohur me nofkën ‘Gudo”, është një punëtor i burgut në veri.

Ai është integruar në institucionet e Kosovës, si dhe kjo është hera e dytë që personit të njejtë po i digjet vetura.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet. Ende nuk dihet autori i incidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test