Edhe Mitrovica i bashkohet aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” - Bota Sot
Edhe Mitrovica i bashkohet aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Mitrovica

E diel, 18 nëntor 2018

Edhe Mitrovica i bashkohet aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 13:56
Bahtiri ka treguar se pos aksionit për pastrimin e qytetit, ata i janë bashkuar edhe Javës së Lëvizshmërisë në Kosovë

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” ka vazhduar sot në komunën e Mitrovicës, në të cilin pos organizatorëve, kanë marrë pjesë kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri, ministri i Mjedisit dhe planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe qytetarë të kësaj komune.

Bahtiri ka treguar se pos aksionit për pastrimin e qytetit, ata i janë bashkuar edhe “Javës së Lëvizshmërisë në Kosovë që ka filluar sot në kuadër të Ditës Botërore pa Makina. Ai është zotuar se do ta ruajnë ambientin e Mitrovicës dhe ka thënë se kjo komunë do t’i përngjajë qyteteve evropiane.

Bahtiri: Mitrovica do t’i përngjajë një komune evropiane

“Sot i kemi dy aktivitete, njërën e kemi që të lëvizemi pa njësi motorike, po lëvizje në thjeshtësi, me biçikleta, në kamë, që të mbrojmë ambientin, dhe e kemi pjesën tjetër të pastrimit të qytetit çdo kund që asht e ndotur, edhe mbeturinat të cilat janë të ngurta, por edhe këto të cilat po shihen në qytet. Kështu që jemi organizuar në mënyrë masive sikur sot nuk ka qenë asnjëherë në Mitrovicë dhe do të jemi ata që do të ruajmë ambientin tonë, do të pastrojmë, Mitrovica do t’i përngjet një komune evropiane”, ka thënë Bahtiri.

Ndërsa ministri Matoshi tregoi se sot po e fillojnë edhe aksionin “Java e Lëvizshmërisë në Kosovë” dhe njëherësh falënderoi të gjithë qytetarët që vullnetarisht iu bashkuan aksionit për pastrimin e Kosovës. Ai tha se si ministri do të vazhdojnë të punojnë për një Kosovë të pastër.

Matoshi: Do të punojmë për një Kosovë më të pastër

“E dimë që kemi shumë për me ba deri më 15 dhjetor dhe organizimet sikur kjo sot në Mitrovicë, neve na bëjnë të besojmë që qytetarët e Kosovës janë ngritë në këmbë për t’u nda përfundimisht nga mbeturinat… Video 05:01 – 05:07 Nuk do t’i ndalemi kësaj pune deri më 15 dhjetor dhe ta bëjmë Kosovën ma të mire e ma të pastër, sepse kështu do ta duam ma shumë”, ka thënë Matoshi.

Kurse koordinatori i aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, me rastin e Ditës Botërore pa Makina, ka kërkuar nga kryetari Bahtiri që të shtojnë më shumë shtigje për biçikleta dhe u ka bërë apel qytetarëve dhe institucioneve që t’i bashkohen aksionit dhe u ka thënë se ky mobilizim i të rinjve po i motivon që të mos ndalen deri në pastrimin përfundimtar të Kosovës.

Hasanaj: Ta pastrojmë bashkërisht vendin tonë

“Për t’u bërë apel të gjithëve që të vijnë dhe bashkërisht me institucionet, organizatat, ta pastrojmë vendin tonë, sepse duke e pastru vendin tonë do t’i kontribuojmë direkt një shëndeti më të mirë, dhe një shëndet i mirë do të thotë një shoqëri e shëndoshë, dhe një shoqëri e shëndoshë na bën një vend evropian, dhe besoj që tërë këtë e synojmë”, ka thënë Hasanaj.

Përndryshe, aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” ka filluar dje dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test