Policia: Situatë e qetë në Mitrovicë, është larguar barrikada e serbëve - Bota Sot
Policia: Situatë e qetë në Mitrovicë, është larguar barrikada e serbëve

Mitrovica

E hënë, 22 tetor 2018

Policia: Situatë e qetë në Mitrovicë, është larguar barrikada e serbëve

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Situatë e qetë po mbizotëron sot në veri të vendit, pas ngjarjeve të djeshme me rastin e vizitës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi në Ujman.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti, tha sot se barrikadat e vendosura nga banorët serbë në Zubin Potok janë hequr mbrëmë rreth orës 22:00.

Ai shtoi se situata sot në veri është e qetë dhe nuk ka ndonjë zhvillim.

“Ka qenë vetëm një barrikadë, ajo në Zubin Potok, dhe ajo është hequr rreth orës 22:00, ndërkaq situata sot në veri është stabile dhe nuk ka ndonjë zhvillim”, ka thënë Hoti.

E reagime të shumta kishin ardhur nga krerë shtetëorë serbë, të cilët vizitën e Thaçit në Ujman  e kishin cilësuar si provokim të rëndë.

Madje presidenti serb, Aleksander Vuçiq, kishte urdhëruar ushtrinë që të rrijë në gatishmëri në rast nevoje.

Ndërkaq presidenti Thaçi, vizitën e tij në liqenin e Gazivodës e kishte quajtur si një shëtitje nëpër bukuritë natyrore të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test