U përkujtua Prof.dr Ramadan Kelmendi me rastin e pesë vjetorit të vdekjes - Bota Sot
U përkujtua Prof.dr Ramadan Kelmendi me rastin e pesë vjetorit të vdekjes

Mitrovica

E premte, 19 tetor 2018

U përkujtua Prof.dr Ramadan Kelmendi me rastin e pesë vjetorit të vdekjes

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 16:07
Mitrovicë

Në organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport dhe  RTV Mitrovica, është mbajtur Akademi Përkujtimore me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramadan Kelmendi.

Në këtë akademi morën pjesë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, familjarë të të ndjerit Kelmendi, bashkëveprimtarë dhe shumë qytetarë të Mitrovicës, rajonit e më gjerë.

Duke folur i pari në akademinë përkujtuese, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, tha se vdekja e Ramadan Kelmendit ka qenë një lajmi i rëndë dhe i dhembshëm, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, humanistit të madh dhe liridashësit Ramadan Kelmendi, ua lëkundi zemrat të gjithëve.

Ai në vazhdim tha se ishte kjo një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, mitrovicasit, por edhe për tërë vendin. Lajmi për vdekjen e Ramadan Kelmendit i kishte prekur të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos ata të Mitrovicës, ku ai lindi, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij, ku kontribuoi me tërë qenien e tij për organizimin e përgjithshëm për lirinë dhe pavarësinë e popullit të tij.

“Të flasësh për veprën e Ramadan Kelmendit është një nder i madh, sepse figura e tij ka përçuar mesazhin e atdhedashurisë. Ai ka qenë zëri i qytetarëve të Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës. Qytetarët e Mitrovicës do ta përkujtojnë me respekt e dashuri në çdo kohë përfaqësuesin e tyre të denjë në institucionet qendrore të Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vlerësoi lartë figurën e Ramadan Kelmendit dhe kontributin e tij dhënë, pra, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti Fitnete Kelmendi, vajza e ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramadan Kelmendi, duke thënë se veprat e babait të saj janë udhëzues të rrugës së saj dhe gjithsecilit që e njohën ish- deputetin Ramadan Kelmendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test