Andrea dhe Fabio, dy binjakët e lindur në Bari me një vit diferencë

Ndryshe

Andrea dhe Fabio, dy binjakët e lindur në Bari me një vit diferencë

Më: 2 janar 2019 Në ora: 12:21
Andrea dhe Fabio

Dy binjakë në Bari kanë lindur në ditë dhe në vite të ndryshme. Bëhet fjalë për dy binjakët, Andrea dhe Fabio, të cilët lindën njëri në minutën e fundit të vitit 2018, ndërsa tjetri në minutën e parë të viti 2019.

Edhe pse binjakë, sipas dokumentave njëri prej tyre është një vit më “i madh”, ndërsa tjetri më “i vogël”.

"Të vegjëlit janë të mirë. Ata kanë lindur të dy mbi dy kilogram secili por nuk kanë nevojë që të qëndrojnë në në inkubator. Të gjithë jemi shumë të lumtur. Kjo për shkak se shtatzënia ishte e vështirë,”-tha daja i dy binjakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat