Nuk pushonte së qari, kështu e qetëson vogëlushi vëllain e vogël

Ndryshe

Nuk pushonte së qari, kështu e qetëson vogëlushi vëllain e vogël

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 01:00
Pamje nga videoja

Një djalë i vogël u nis me iniciativën e mirë për të qetësuar vëllain e tij akoma më të vogël, por nuk i shkoi dhe aq mirë.

Në një video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, duket një fëmijë që gjen zgjidhjen e gabuar për të qetësuar vëllain që ndodhej në një karrocë.

Fëmija nuk pushonte së qari, kështu që vallai i madh u çua nga divani ku po rrinte më babain e tij, mori një top basketbolli dhe ia hodhi në fytyrë.

Aty ndërhyn menjëherë babai i djemve dhe i merr që të dy në prehër.

Bashkë me videon, babai i vëllezërve shkruante: “Djali im i madh u mundua të pushonte së qari djalin tim të vogël. Nuk eci dhe aq mirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat