Deshi të skijon mbi kulmin me borë, finlandezi e pësoi keq - Bota Sot
Deshi të skijon mbi kulmin me borë, finlandezi e pësoi keq

Ndryshe

Deshi të skijon mbi kulmin me borë, finlandezi e pësoi keq

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:04
Në video shfaqet finlandezi  i cili derisa tenton të lëshohet me “snowboard” nga kulmi i shtëpisë, në një moment humb baraspeshimin dhe rrëzohet keq në tokë.

Skiatori finlandez në videon e publikuar më poshtë ka treguar se si nuk duhet të skijoni mbi kulmin e mbuluar nga bora kur jeni i përgjumur – pasi mund ta pësoni keq.

Në video shfaqet finlandezi  i cili derisa tenton të lëshohet me “snowboard” nga kulmi i shtëpisë, në një moment humb baraspeshimin dhe rrëzohet keq në tokë.

“Ka qenë një fundjavë e tmerrshme. Smoki ka pasur një fundjavë shumë të rëndë, megjithatë ka arritur deri në vijën e finishit. Mendoj se ka pasur nevojë për më shumë adrenalinë, pasi ka qenë i përgjumur. Kishte vendosur të bëjë diçka i përgjumur dhe rezultati ishte ai që e kemi parë të gjithë. Për fat të mirë ka shpëtuar me disa gërvishtje të lehta”, ka deklaruar miku i tij.

Me të filluar të rrëshqet mbi borë ai u përplas me fytyrë, kurse miqtë e tij nuk mund të ndaleshin duke qeshur me veprimin e tij e videoja është bërë virale në internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...