Faktet e para që tregojnë se në mars është zhvilluar jeta

Ndryshe

Faktet e para që tregojnë se në mars është zhvilluar jeta

Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:21
Foto ilustruese

Gjersa hulumtimet e mëparshme kanë paraparë prezencën  e këtij sistemi të ujit, studimi më i ri tregon të dhënat e fundit nga sateliti ekspres i marsit se shtresa e fundit e kraterit mund të jetë krijuar nga uji.

“Më herët marsi kishte qenë një planet ujor, por me ndryshimin  e klimës ky ujë shkoi nën sipërfaqe duke krijuar kështu ujin nëntokësorë”- tha Francesco Salese, udhëheqësi i këtij hulumtimi.

Të dhëna të shumta të gjetura në sipërfaqen e kraterit me thellësi 4-4.5 mijë metra, janë fakte për rrjedhat e ujit që kishin ekzistuar aty më parë, por ndryshuan më kohën.

Sipas shkencëtarëve, mendohet se oqeanet marsiane kanë ekzistuar 4 miliard vite më parë, po ashtu në pesë kratere u gjetën argjilë, karbonate dhe silikate.

Këto minerale janë të lidhura me zhvillimin e jetës në tokë, fakt ky i cili e ngrit mundësin se jeta është zhvilluar në planetin mars shumë kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat