Njeriu i pastrehë filloi kompaninë e tij, u bë i pasur, dhe tani punëson vetëm njerëz të tjerë të pastrehë - Bota Sot
Njeriu i pastrehë filloi kompaninë e tij, u bë i pasur, dhe tani punëson vetëm njerëz të tjerë të pastrehë

Ndryshe

Njeriu i pastrehë filloi kompaninë e tij, u bë i pasur, dhe tani punëson vetëm njerëz të tjerë të pastrehë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 21:20
Drew Goodall

Drew Goodall, nuk kishte qenë gjithmonë duke kërkuar strehë.

Ai ishte vetëm 20 vjet kur karriera e tij si aktorë po dështonte. Ngadalë vazhdoi të mos i merrte rolet që ai dëshironte dhe kështu më nuk kishte as oferta.

Dhe me kalimin e kohës gjërat u përkeqësuan, ai nuk mund ta përballonte më as të paguante një strehë për vete, duke mbetur kështu në rrugë, raporton “The heart Soul”.

Drew në një intervistë për BBc, tregoi historinë se si arrti të mbijetone nga rruga. Pas shumë vitev, Drew sot është drejtor i kompanisë “Sunshine Shoeshine”, një kompani e pastrimit të këpucëve, me fitim vjetor prej 250,000 pound, dhe ai punësonë vetëm ata të cilët janë të pastrehë. Qëllimi i tij është të ndihmojë dhe të i largojë njerëzit nga ajo “vrimë”  që edhe ai ishte dikur.

Ai tregoi se si një njeri kur ai ishte në rrugë, çdo ditë që kalonte e ndihmoi që ai të fillonte të zgjohej në këmbë. Ai njeri i tregoi për  disa njerëz që punonin në qendër të qytetit të Londrës, të cilët pastronin këpucë, dhe i tha ndoshta edhe ti mundesh të punosh atë punë. Drew e pranoi ofertën. Por, nuk ishte e lehtë për të. Ai nuk kishte as një zyrë ose vend ku mund të punonte. Praktika e tij konsiderohet ilegale në Londër. Ajo se çfarë bënte ishte të pastronte këpucët për personat e pasur që kalonin për gjatë tij.

Fati buzëqeshi për Drew kur njëri prej punëtorëve të rregullt në kompani i ofroi një vend pune në zyrën e tij. Dhe tani ai mund të punonte i lirë dhe pa u frikësuar nga policët. Ai fitoi një pagë të arsyeshme dhe ishte në gjendje ta largonte vetën nga rruga. Tani, Drew ka arritur majat në atë kompani dhe pjesa më e rëndësishme e kësaj historie është se ai mundohet të i ndihmojë edhe pjesën tjetër të shoqërisë ata të pastrehët dhe të varfëritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...