Babai kthehet nga ushtria si Babagjysh, vajzat shpërthejnë në lot

Ndryshe

Babai kthehet nga ushtria si Babagjysh, vajzat shpërthejnë në lot

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 07:08
Babai duke befasuar vajzat e tij

Dashuria e babait për vajzat dhe e anasjella është e pakufi, këtë e rikonfirmon edhe një video amatoreje në të cilën një baba ka vendosur t’u bëjë surprizë veten vajzave të tij.

Ky është momenti emocionues ku një ushtar i cili ka qenë larg për tre muaj  ka surprizuar fëmijët e tij duke ardhur në shtëpi në kohë për Krishtlindje.

Jenny Allison ka filmuar partnerin e saj Danny, teksa ka hyrë brenda në shtëpinë e familjes në Liverpul veshur si Babagjyshi dhe shpërndan dhuratat që kishte marrë për fëmijët që ndodheshin aty.

Danny Allison kishte qenë në shërbim ushtarak për tre muaj dhe erdhi në një vizitë të pa planifikuar për t’u bërë surprizë dy vajzave të tij për Krishtlindje dhe ditëlindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat