2 dekada me ‘turinj varur’, babai i 3 fëmijëve flet për herë të parë me gruan pas 20 vitesh

Ndryshe

2 dekada me ‘turinj varur’, babai i 3 fëmijëve flet për herë të parë me gruan pas 20 vitesh

Më: 1 janar 2017 Në ora: 11:31
Babai i 3 fëmijëve flet për herë të parë me gruan pas 20 vitesh

Mund t’iu duket e pabesueshme, por një burrë japonez nuk ka folur me gruan e tij për 2 dekada me rradhë. Por ky është momenti kur babai i 3 fëmijëve ka folur më në fund me gruan e tij, pas një heshtje të gjatë prej 20 vitesh.

Ai ka folur normalisht me fëmijët e tij, por nuk i ka thënë asnjë fjalë gruas së tij duke mbajtur një qëndrim epik, me turi ‘varur’.

Gruaja e tij, Katayama Yumi  bisedonte rregullisht me burrin e saj, por ai kurrë nuk i kthente përgjigje.

Më në fund është zbuluar edhe arsyeja e heshtjes së tij: ai ishte xheloz për vëmendjen që gruaja tregonte ndaj fëmijëve të tyre.

Ishte djali 18 vjeçar i çiftit japonez, ai që kërkoi ndihmë në një shfaqje televizive për problemin në familjen e tij. Ai u tha prezantuesve se nuk i kishte dëgjuar kurrë prindërit e tij të bënin një bisedë.

“Babai im nuk flet me nënën time, por ai nuk flet me të,” ka thënë djali .

Më në fund, babai i 3 fëmijëve duket se e ka kuptuar gabimin trashanik dhe ka vendosur t’i flasë gruas, në një bisedë në park.

“Ka kaluar kohë e gjatë që kur nuk kemi folur. E di që ke kaluar shumë vështirësi. Unë dua të dish se të jam mirënjohës për gjithçka. Unë dua të flas pas kësaj,” ka thënë ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat