«Djali im 7-vjeçar do të vrasë veten, ju lutem mjaft u tallët me të», mesazhi emocionues i babait që përloti gjithë prindërit - Bota Sot
«Djali im 7-vjeçar do të vrasë veten, ju lutem mjaft u tallët me të», mesazhi emocionues i babait që përloti gjithë prindërit

Ndryshe

E martë, 16 tetor 2018

«Djali im 7-vjeçar do të vrasë veten, ju lutem mjaft u tallët me të», mesazhi emocionues i babait që përloti gjithë prindërit

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 06:10
Jackson Bezzant

Për 7-vjeçarin Jackson Bezzant, është bërë e zakonshme të hajë mëngjesin i vetëm, ndërkohë që oborri i prapmë i shkollës gumëzhin nga zërat e fëmijëve. Është një djalë i shkathët dhe gazmor, i pëlqen peshkimi dhe lojërat në natyrë, por nuk mund t’i ndajë pasionet e tij me askënd. Për të gjithë bashkëmoshatarët e tij, Jackson është përbindëshi që duhet t’i qëndrojnë sa më larg. Bullistat e shkollës e fyejnë, e rrahin, madje një ditë ishin përjekur ta bënin të pinte urinën e tij. Nëse nuk do të kishin ndërhyrë menjëherë mësuesit, edhe kjo gjë mund të kishte ndodhur. Faji i tij i vetëm quhet sindroma e Treacher Collins, një çrregullim gjenetik që karakterizohet nga deformime kraniofaciale.

I lodhur nga kjo situatë, thashethemet dhe fyerjet në emër të vogëlushit  të tij, babai i Jackson, Dan Bezzant  vendosi se ishte koha për të mbajtur një qëndrim dhe për të përhapur një mesazh.

'' Është vetëm shtatë vjeç dhe ka filluar që tani të flasë për vetëvrasjen. Më thotë vazhdimisht se ndihet vetëm dhe se shokët e shoqet e klasës, por edhe fëmijët në rrugicën ku banojmë, e trajtojnë keq. I gjuajnë me gurë dhe e shtyjnë përdhe, duke e quajtur ‘’përbindësh’’ dhe ‘’djall’’. Të dashur prindër, fikni telefonat dhe uluni përballë fëmijëve tuaj. Flisni me ta duke i parë drejt në sy, shpjegojuni se bota është e bukur sepse është ndryshe, se njerëzit nuk janë njësoj. Një shok i tyre mund të ketë lëkurën të bardhë, ndërsa një tjetër të verdhë, sytë më të mëdhenj, apo hundën e shtypur. Flituni fëmijëve tuaj për dhembshurinë dhe dashurinë për tjetrin. Ju lutem, edukojini pasi vetëm në këtë mënyrë djali im do të gjejë paqe. Ai vuan nga sindroma e Treacher Collins. Ka bërë një ndërhyrje të vështirë kur ishte vetëm 4 vjeç dhe duhet të bëjë akoma në të ardhmen. Ju lutem shpërndajeni këtë mesazh. Kjo nuk duhet të ndodhë asnjëherë dhe askujt'', -përfundon ai. Postimi i Dan u përhap shumë shpejt dhe familja mori mbështetje nga mijëra njerëz. Të shumë ishin fëmijët që donin të njihnin Jackson-in dhe u bënë miq me të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test