Dyshohej për krime lufte, lirohet nga Gjykata e Pejës

Peja

Dyshohej për krime lufte, lirohet nga Gjykata e Pejës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 09:45
Gjykata Themelore në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallë aktgjykim lirues ndaj të pandehurit M.Z, i cili akuzohej gjëja se gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1998, në fshatin Dush të komunës së Klinë, aktivisht mori pjesë në grupin që ishte organizuar për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës.

Sipas Gjykatës nuk është provuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

“Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil. Ndaj të pandehurit ndërpritet masa e arrestit shtëpiak. Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e marrjes”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Ankesa i dërgohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes kësaj gjykate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat