Duda Balje e shqetësuar, kërkon të mos mbyllet Universiteti “Haxhi Zeka” - Bota Sot
Duda Balje e shqetësuar, kërkon të mos mbyllet Universiteti “Haxhi Zeka”

Peja

Duda Balje e shqetësuar, kërkon të mos mbyllet Universiteti “Haxhi Zeka”

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 19:07
Deputetja boshnjake në Parlametin e Kosovës, Duda Balje

Deputetja boshnjake në Parlametin e Kosovës, Duda Balje është shprehur e shqetësuar me raportimet e fundit rreth mbylljes së Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, ajo ka deklaruar se ky institucion ka hapur dyert gjithmonë për komunitetin boshnjak.

“Shpresoj që Këshilli Kombëtar i Cilësisë të këtë parasysh këto rrethana gjate marrjes se vendimit për akreditimin e këtij Universiteti”, ka thënë ajo.

Postim i plotë:

Jam shqetësuar me lajmin qe qarkullon ne media gjate ketyre diteve se mund te merren vendime nga Keshilli Kombetar i Cilesise per mbylljen e disa universiteteve publike perfshi këtu edhe Univesitetin “Haxhi Zeka “ ne Peje, i cili universitet tradicionalisht ka hapur dyert per komunitetin boshnjak te Kosoves dhe Rajonit duke ju mundesuar studimet ne gjuhen e tyre amtare, e drejt kjo elementare e cdo komuniteti. Prandaj, une shpresoj qe Keshilli Kombetar i Cilesis te kete parasysh keto rrethana gjate marrjes se vendimit per akreditimin e ketij Universiteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...