Fushata vetëdijesuese për uljen e aksidenteve në trafik vazhdon në Pejë

Peja

Fushata vetëdijesuese për uljen e aksidenteve në trafik vazhdon në Pejë

Nga: G.B Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 13:07
Takimi në Universitetin “Haxhi Zeka”

Fushata sensibilizuese për uljen e aksidenteve në trafik ka vazhduar sot në Pejë, ku është mbajtur takimi në Universitetin “Haxhi Zeka”, përcjell Bota sot.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka thënë se kjo Shoqatë gjatë 12 muajve të vitit organizon aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, sot në Universitetin “Haxhi Zeka” ne Peje kanë vazhduar edhe zyrtarisht fushatën 3 javore vetedijesuese që për qëllim të vetëm ka uljen e aksidenteve me pasoja fatale.

Në takimin i cili është mbajtur sot në këtë Universitet kanë marrë pjesë shumë student, përfaqësues nga policia e Kosovës, por edhe zyrtare të lartë të Institucioneve të vendit.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku, ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas tij, çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.
Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat