22 punonjës të Spitalit të Pejës dalin negativë për koronavirus - Bota Sot
22 punonjës të Spitalit të Pejës dalin negativë për koronavirus

Peja

22 punonjës të Spitalit të Pejës dalin negativë për koronavirus

Më: 28 prill 2020 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka njoftuar se kanë rezultuar negativë në koronavirus 22 pjesëtarë të personelit shëndetësor.

Testimi 22 pjesëtarëve të personelit shëndetësorë është bërë pasi një mjeke kishte rezultuar pozitiv në COVID-19.

Këto u bënë të ditura nga Spitali i Pejës përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Testohen dhe dalin negativ 22 pjesëtar të Personelit Shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë

28 Prilli Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë këtë vit sikur edhe kudo në botë e ka gjetur Personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë duke u ballafaquar me sëmundjen e Koronavirusit ku me ofrimin e shërbimeve shëndetësore ekziston edhe rreziku i infektimit.

Në fundjavën e kaluar një Mjeke ka dalë pozitive në testimin e bërë dhe si rrjedhojë në Repartin e Neonatologjisë dhe Gjinekologjisë dje është bërë testimi i 22 pjesëtarëve të Personelit në këto Reparte dhe fatmirësisht të gjithë kanë dal negativ.

Duhet theksuar se përdorimi i mjeteve mbrojtëse dhe dezinfektimi i vazhdueshëm janë dy faktorët që po e mbrojnë Personelin e Spitalit dhe ambientet Spitalore në mënyrë që ata që kanë nevojë ti marrin shërbimet shëndetësore të sigurt dhe si duhet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat