Haradinaj viziton Spitalin Rajonal të Pejës: Sektori i shëndetësisë është jetik - Bota Sot
Haradinaj viziton Spitalin Rajonal të Pejës: Sektori i shëndetësisë është jetik

Peja

Haradinaj viziton Spitalin Rajonal të Pejës: Sektori i shëndetësisë është jetik

Nga: A.SH Më: 27 maj 2020 Në ora: 13:02
Ramush Haradinaj, vizita në Spitalin Rajonal të Pejës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Spitalin Rajonal të Pejës, me këtë rast shpreh respektin për punëtorët shëndetësor të cilët gjithmonë ishin në vijën e parë të frontit dhe mburojë në shpëtimin e jetës së njerëzve tanë.

Postimi në Facebook:

Punëtorët shëndetësor gjithmonë ishin në vijën e parë të frontit dhe mburojë në shpëtimin e jetës së njerëzve tanë. Për të shprehur respektin tim të lartë për punën vërtetë heroike të personelit mjekësor gjatë pandemisë, por edhe në kohë të luftës dhe të pasluftës, vizitova sot Spitalin Rajonal të Pejës. Të vetëdijshëm se sa jetik është sektori i shëndetësisë, e ndjejmë obligim të përhershëm fuqizimin e institucioneve shëndetësore dhe mirëqenien e mjekëve e infermierëve. Është vërtetë me rendësi që të fillojë që tani zbatimi i Ligjit të Pagave dhe të shtohet kujdesi ndaj politikave kadrovike. Po sot, vizitova Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë, ku u njoftova për masat e suksesshme, që janë marrë për parandalimin dhe menaxhimin e Covid-19.

RH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat