E dhimbshme: Ky është 22 vjeçari nga Peja që vdiq në aksidentin tragjik

Peja

E dhimbshme: Ky është 22 vjeçari nga Peja që vdiq në aksidentin tragjik

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 16:51
Drituar Berisha

Drituar Berisha, 22 vjeç nga Ruhoti i Pejës, është i riu që vdiq tragjikisht sot në një aksident në Komoran.

Vetura që po voziste 22-vjeçari ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike, në vendngjarje doli policia dhe ekipi mjekësor, por, vetaksidenti përfundoi me fatalitet.

Mediat lokale në Pejë kanë shpërndarë fotografinë e viktimës, me ç’rast bëhet thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat